Reagon sërish Pacolli: Disa “analistë” po e shfrytëzojnë tragjedinë e Liridonës e po njollosin imazhin e të tjerëve

Kryetari i Alencës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas tij disa debatues dhe analistë po e shfrytëzojnë këtë tragjedi për të tërhequr vëmendje.

“Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar një ndonjë “imazh”. “, ka shkruari ai, raporton rtv21.tv.

“Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli po ashtu ka sqaruar pse nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Liridona Mureslit.

Kujtojmë se Liridona Murseli ka mbetur e vdekur në mbremjen e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, vrasje kjo e cila dyshohet u porosit nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili tanimë është arrestuar./21Media

Back to top button