Dështoi miratimi i marrëveshjes ndërkombëtare për reformën e sistemit të ndihmës sociale

Marrëveshja ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë ka dështuar sërish të miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e PDK-së dhe LDK-së votuan kundër, ndërsa vetëm 63 deputetë ishin pro.
Fillimisht, në emër të Qeverisë, ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku duke prezantuar këtë marrëveshje, tha se e njëjta ka vlerën 47 milionë euro dhe është e rëndësisë së veçantë.
Kjo marrëvshje kishte dështuar të miratohet në Kuvend edhe muaj më parë./21Media

Back to top button