MASHTI nuk ka në plan ta bëjë të obligueshëm edukimin parashkollor

Edukimi parafillor nga klasa 0 apo përgatitore pritet të bëhet obligativ në vititn 2023/24 sipas draft ligjit për edukim në fëmijërinë e hershme,  ndërkohë edukimi parashkollorë nuk është në plan të të bëhet obligativ, njofton Ministria e Arsimit për portalin rtv21.tv
Përfshirja e fëmijëve në nivelin parashkollor (0-5 vjeç) në vitin shkollor 2020/2021 në bazë të statistikave të publikuara nga Ministria e Arsimit të Kosovës, (0-5 vjeç) është 6.7% dhe krahasuar me vitin paraprak shënon një rënie prej 0.3 pikë të përqindjes. Vlen të përmendet se ne institucionet publike në Kosovë nuk ofrohen shërbime për fëmijët nën 1 vjeç.

Sipas statistikave në arsimin parashkollor dhe parafillor (0-6 vjeç) përfshirja është 19.5% dhe krahasuar me vitin e kaluar është 1.1 pikë të përqindjes më e ulët.

Në arsimin parashkollor dhe parafillor (mosha 3-6 vjeç) përfshirja është 36.4% dhe krahasuar me vitin e kaluar është 1.7 pikë të përqindjes më e ulët.

Në arsimin parafillor (mosha 5-6 vjeç) përfshirja grupmoshë është 88.1% dhe krahasuar me vitin paraprak tregon rënie prej 5 pikë të përqindjes.

Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini dje gjatë raportimit në Komisionin për Arsim në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se përfshirja e nxënësve në këtë nivel të arsimit është e ulët./21Media

Back to top button