Dështoi seanca për rastin e Rashit Qalajt

 

Seanca për rastin ne ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka paditur Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dështuar.

Kjo seancë u mbyll pasi që gjykatësja e rasttit, Saranda Bogaj- Sheremdti deklaroi se nuk ka prova që kundër-propozuesi, Qeveria e Kosovës ka marrë ftesën në mënyrë të rregullt, ndërsa kundër propozuesja tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme e ka pranuar ftesën në mënryë të rregullt.

Seanca e radhës u vendos të mbahet me 2 shkurt 2021 në orën 14:00

Qalaj përmes kësaj padie të shtruar në nëntor të vitit 2020, kërkon nga gjykata anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës sipas të cilit ishe liruar nga detyra si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button