Dështoi transferimi te klubi anglez, Batshuayi kalon në Turqi

Mbrëmë, në orët e fundit të merkatos u raportua se sulmuesi Michy Batshuayi ishte shumë pranë largimit nga Chelsea, vetëm për t’iu bashkuar skuadrës së Nottingham Forest.

Por, si pasojë e marrëveshjeve të shumta në çastet e fundit, Chelsea dështoi që t’i dërgoj në kohë kontratat dhe kështu transferimi i Batshuayit te Nottinghami dështoi.

Pavarësisht kësaj, Batshuayi tani arriti të sigurojë largimin nga Chelsea dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Super Ligën e Turqisë.

Sulmuesi belg do të transferohet te skuadra e Fenerbahçes dhe lajmin e konfirmoi vetë gjiganti turk.

“Klubi jonë ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Michy Batshuayit në skuadrën tonë. Futbollisti do të udhëtojë drejt Stambollit për të kryer intervistën si dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore”, u shkrua në komunikatën e Fenerbahces.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button