Kurti për dhunimin e 11 vjeçares: Nuk mjaftojnë dy dorëheqje, ku është morali i gjyqtarëve e prokurorëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar sërish për rastin e dhunimit të 11 vjeçares nga 5 persona në Prishtinë.
Duke përmendur dorëheqjet e në policinë e Kosovës lidhur me këtë rast ai ka thënë se nuk mjaftojnë vetëm këto. Kurti ka drejtuar gishtin kah gjyqtarët e prokurorët.
“Organet e rendit arritën t’i arrestojnë personat e dyshuar për dhunimin e vajzës 11 vjeçare. Në Policinë e Kosovës janë marrë masa e veprime. Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. E Drejtori i Përgjithshëm ka ofruar dorëheqje. Policia e Kosovës është duke operacionalizuar Policimin në Bashkësi. Do të fillojnë shumë shpejt në lagjet e kryeqytetit, për t’u shtrirë më pas në komunat tjera të Republikës. Kontaktet e afërta të Policisë me qytetarin shtojnë parandalimin e krimeve si dhe ngrisin cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve.
Në Shërbimin Korrektues të Kosovës ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, si akt moral, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. “, ka shkruar kurti në Facebook.
Ai tutjer ka thënë Sa i përket organeve të drejtësisë ai ka thënë ase gjyata nuk po japin dënime meritore për rastet dhunimit.

|Por, ku është morali i gjyqtarëve e prokurorëve? Aktakuza jo të fuqishme të prokurorëve mundësojnë që dhunuesit shpesh të mos ndëshkohen. Gjykatat nuk i gjykojnë rastet e dhunimeve në përputhje me ligjet në fuqi, që parashohin dënime prej më së paku 10 vitesh për dhunë seksuale ndaj personit nën moshën 14 vjeç. Mijëra qytetarë, të mërkurën, kërkuan shkarkim të gjykatësve që kanë dhënë dënime nën minimalen e lejuar me ligj për rastet e dhunës seksuale, dhe shkarkim të prokurorëve për neglizhencë ndaj këtyre rasteve. ‘, vijoi kryeministri.
A po ashtu përmendi takimin e ministrës së drejtësisë me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetarin e Gjykatës Supreme dhe u.d. Kryeprokurorin e Shtetit lidhur me rastin në fjalë, por sipas tij ata ende janë në heshtje dhe nk po ndërmarrin asgjë.
U theksua si e domosdoshme llogaridhënia në sistemin prokurorial e gjyqësor. Sot është dita e tretë, ndërsa KGjK e KPK janë ende në heshtje. Asnjë fjalë lidhur me veprimet që do të ndërmarrin. Është bërë kohë e gjatë me drejtësi selektive e të pabarabartë, barra e rëndë e së cilës bie mbi supet e viktimave, kryesisht gra dhe vajza. Mosndëshkueshmëria ndaj dhunuesve, e edhe ndaj atyre që po i sjellin këtovendime, është e papranueshme. Shoqëria dhe shteti ynë, nuk mund të bartin koston e mospunës dhe papërgjegjësisë së prokurorëve e gjyqtarëve.
Dhunimi i 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë ka ngjallë reagime të shumta e protesta duke kërkuar drejtësi për rastin.
E lidhur me këtë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka dhënë dorëheqje. Kurse për pesë të dyshuarit është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./21Media

Back to top button