Kaloni te përmbajtja kryesore

Dështoi edhe sot!

(Lajm i përditësuar)


Kryeziu-Hyseni: Qëllimi i partive opozitare nuk është zgjidhja por vazhdimi i bllokadës

​Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se qëllimi i partive që deri tani ishin në opozitë nuk është formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, mirëpo vazhdimi i bllokadës dhe krizës politike.

Pas dështimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit për herë të 27-të, ajo tha se këto parti parlamentare qëllimshëm nuk po marrin pjesë në votim për formimin e komisionit verifikues për zgjedhjen në mënyrë të fshehur të kryeparlamentarit.

“Qëllimi i partive opozitare nuk është zgjidhja por vazhdimi i bllokadës që ata vet e kanë krijuar qysh në fillim të sagës së këtyre seancave të vazhdueshme. Fillmimisht kanë refuzuar komisionin për verifikimin e mandateve dhe më pastaj duke refuzuar të marrin pjesë në votim për komisionin verifikues për votim të fshehtë të kryeparlamentarit”, tha ajo.

Madje, Kryeziu-Hyseni para gazetarëve tha se në procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve ata nuk do të votojnë për asnjë deputetë të LDK-së, kurse për ata të PDK-së tha se votojnë vetëm Nait Hasanin dhe Sala Jasharin.

“Është qëndrim i joni që nuk do të votojmë asnjë emër tjetër nga radhët e PDK-së përveç Nait Hasanit dhe Sala Jasharit. Ndërkohë që edhe ne kemi vendosur reciprocitet ndaj LDK-së dhe nuk pranojmë asnjë propozim nga ana e tyre. Nëse duam që të hyjmë në ciklin e dëshirave dhe të shndërrojmë Kuvendin në vend të dëshirave, e jo në vend të numrave atëherë le të vendosim këso lloj kriteresh”, tha ajo.


Bajrami: Mbajtja e dy palë zgjedhjeve shkakton probleme të mëdha

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas seancës së Kuvendit ka thënë se bashkimi i dy palë zgjedhjeve do të shkaktonte probleme të mëdha dhe sipas saj ka mundësi që zgjedhjet e tilla të mos pranohen nga një subjekt.

“Mbi të gjitha ne kemi pasur zgjedhje nacionale nuk ka kurrfarë arsyeshmërie qëe na pamundësi në mungesë të vullnetit politik të LVV-së për të gjetur rrugën e bashkëpunimit”, tha ajo./21Media


Dështoi!

Dështoi edhe sot konsituimi i Kuvendit. Deputetët nuk votuan për  formimin komisionit për votim të fshehtë.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 qershor.


Kadrijaj: Kurti e Bahtiri të prejnë kurban për t’i gjetur votat 

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, para nisjes së seancës së 27-të konstituiveha se Kurti e Bahtiri të prejnë kurban për t’i gjetur votat që të arrijë Albulena Haxhiu të zgjedhet si kryeparalamentare.

“Presim me u përsërit skenari i njëjtë, seanca mos të zgjas më shumë se gjysmë orë, dhe kjo nuk është e drejtë që po ndodh nga z.Kurti dhe partia e tij, u dashtë të siguroj shumicën e thjeshtë në mënyrë që të konstituohet Kuvendi. Unë mendoj që LVV dhe Kurti po dalin turpshëm me këto deklarata e këto veprime. Ndërsa për kërkesen e z.Bahtirit është mirë që atë kurban ta prejnë së bashku me Kurtin dhe ndoshta munden me i siguru votat për me kalu Albulena Haxhiu si kryeparlamentare”, tha ajo.


Haziri për votim të Kryetar të Kuvendit: Mendja nuk është mbush hala

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri para seancës së Kuvendit tha se nuk pret ndonjë risi pasi që ende nuk ka marrëveshje politike.

“Përderisa po trajtohet si mënyrë procedurale, por kështu nuk zgjedhet problemi sepse një pjesë e saj është në Gjykatë Kushtetuese, por çështja është politike,…na nuk kemi mekanizëm vote , ne jemi përfaqësues të njerëzve ..por në asnjë mënyrë me traifku vota, populli jonë thotë fol e mushma mendjen, mendja nuk është mbushur hala”, tha ai./21Media


Qalaj ballafaqohet me Kocin: S’është detyrë e jotja me na mbyllë derën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj është ballafaquar me avokatin Arianit Koci, në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Qalaj, i cili ishte duke shkuar në seancën konstituive të Kuvendit u prit nga Koci, i cili është duke zhvilluar një aksion simbolik para hyrjes kryesore të legjislativit, duke tentuar të bllokojë hyrjen e Kuvendit, siç ka thënë ai, deri sa “të merren vesh deputetët” për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“S’besoj që mundesh me na mbyllë. Nuk është puna jote”, tha ai.

Mirëpo, avokati Koci tha se si qytetarë është punë e tij të kërkojë përgjegjësi nga deputetët.

“Si qytetarë bash puna jem është me lyp përgjegjësi”, tha ai.

Kocit, edhe zyrtarët policorë të Kuvendit po i kërkojnë të mos e mbyllin derën kryesore të Kuvendit.

Ai tha se nëse qëllimi i tij pamundësohet ai do të tentojë që në forma të tjera të vazhdojë këtë lloj proteste.

“Dje kur ishte në pyetje pushimi për bajram u morën vesh menjëherë. Seanca e sotme u dashur me u marrë nesër. Për krejt po merren vesh po për interesin e qytetarëve nuk po merren. Po dua simbolikisht me mbyllë me një fijongë të kuqe dhe me vazhdu me tutje. Pastaj me gjet format adekuate me vazhdu këtë lloj proteste. U shkatërru shteti, ekonomia dhe e kanë futur popullatën në depresion kolektiv”, theksoi ai.


Qytetari proteston para Kuvendit: Boll është boll, kjo derë është edhe e jonja

Një grup qytetarësh po protestojnë para Kuvendit për të shprehur pakënaqësinë për mos konstitumin e Kuvendit

“Po me vjen marre prej moshës tem që jam detyru me ardh këtu , sot jemi ardhë 10 kemi me rrit numrin , kjo derë është edhe e jona, s’ka dreq që mundet me na nal me hy brenda”, u shpreh ai. /21Media


Bogujevci: Po e përdorin emrin tim për t’u dukur konstruktiv

Deputetja e LVV-së Saranda Bogujevci akuzoi deputetët e partive tjera se e kanë përdor emrin e saj për  t’u dukur konstruktiv.

“Nuk e kanë më të vërtetë, mendoj se kanë përdor vetëm arsyetime për të cilat janë mundu me blloku”, tha ajo,.

Ajo u pyet se a e përkrahin mbajtjen e dy palë zgjedhjeve.

“Nëse krijohet situata e tillë ku nuk mund të dalim nga kjo formë ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, u shpreh ajo./21Media


“Jemi në depresion kolektiv”, Koci proteston para Kuvendit, kërkon që deputetët të merren vesh

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që deputetët të merren vesh për gjetjen e një zgjidhje për dalë nga situata politike.

“Për Bajram u morën vesh, për interesin e qytetarëve nuk po merren vesh, veç po du me një fiongë të kuqe simbolikisht me i mbyll edhe me vazhdu ma tutje pastaj me i gjet format adekuate nëse nuk arrijnë me u marrë vesh, se me të vërtetë është shkatërru shteti, ekonomia, jemi në një depresion kolektiv”, tha ai.

Ai tha se publikisht i ka ftuar qytetarët t’i bashkohen, por në të njëjtën kohë tha se një gjë të tillë ka të drejtë ta bëjë edhe vet.

“Një deputet i PDK-së më tha që nuk ke të drejtë nuk është punë e jotja kjo bashkë punë e qytetarëve është me kërku përgjegjësi prej deputetëve dhe i tregojë se po kryen vepra penale.”, u shpreh Koci./21Media


Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen përsëri për të zhvilluar seancën e 27-të me radhë.

Pas një varg tentimesh, për herë të parë seanca u shtye për 24 orë, e jo si zakonisht 48 sosh. Kjo për shkak që të premten është festa e Kurban Bajramit.

Deputetët e opozitës po kundërshtojnë idenë e Lëvizjes Vetëvendosje që emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë.

Po ashtu Lëvizja Vetëvendosje nuk po tërhiqen nga propozimi i saj për kandidat për kryetar të Kuvendit.

Seanca nis në ora 11:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button