Dështon mbledhja e Kryesisë

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së kourumit.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se përkundër dështimit të mbledhjeve do ta vazhdojnë punën ashtu siç e lejon Kushtetuta.

Kusari-Lila tha se janë mobilizuar që t’i kenë numrat për votimin e projektligjeve.

Sipas saj opozita duhet t’i tregojë arsyet e mospjesmarrjes nëpër mbledhje.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button