Përplasi për vdekje çiftin që po lëvizte me motor, arrestohet shoferi i autobusit

Drejtuesi i autobusit që përplasi për vdekje çiftin në Shkodër që po lëvizste me motor është arrestuar nga policia.

Aksidentoi me pasojë vdekjen, një çift bashkëshortësh që lëvizte me motomjet, arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar (drejtues i një autobusi).

Specialistët e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi më datë 08.07.2023, rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Koplik – Shkodër”, në fshatin Shtoj i Ri, autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari, është përplasur me motomjetin me të cilin lëvizte shtetasi A. S., 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. S., 80 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasit A. S. dhe S. S. kanë humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./oranews

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button