Dështon mbledhja e qeverisë

Mbledhja e Qeverisë e paraparë për në orën 10:00 është shtyrë

Shtyhet mbledhja e Qeverisë njoftojnë zyrtarët e këtij institucioni. Të gjithë ministrat që ishin të pranishëm kanë lëshuar sallën ku ishte paraparë të mbahet mbledhjet e kabinetit qeveritar.

Duke dalur nga salla, zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se mbledhja shtyhet për të mërkurën. Por, nuk dihet ende sigurt për ditën e mbajtjes së kësaj mbledhje pasiqë zyrtarët e tjerë të Qeverisë thonë se për ditën dhe orën mediat do të njoftohen me kohë duke mos treguar se kur, raporton rtv21.tv.

Shkak i kësaj shtyerje thuhet se është mosmarrëveshja mdërmjet keyeministrit Mustafa dhe kryeparlamentarit Veseli rreth demarkacionit./21Media

Back to top button