Sërish është bartur në seancë të re Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi vetëm 41 deputetë morën pjesë në votim.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike kishte dështuar të votohej edhe në seancën e fundit të sesionit pranveror.

Në vazhdimin e seancës plenare kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani duke lëvduar punën e deputetëve ka fajësuar sërish Qeverinë e Kosovës se nuk ka sjellë projektligjet në Kuvend për miratim.

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor është hedhur në votim Propozim-Rezoluta lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së, nuk ka kaluar në kuvend.

“E kam për detyrë dhe në emrin tuaj që sërish t’i refuzoj propagandat se deputet e kuvendit të Kosovës nuk e kanë kryer punën e tyre. Nga 120 ligjet që trumbetoheshin që kinse deputetët nuk i kanë trajtuar në faklt nuk kanë ardhur në kuvendin e Kosovës, sepse nuk i ka sjellë qeveria e Kosovës”, ka thënë ajo.

Kuvendi po vazhdon votimin e për pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020.

Po ashtu me 28 për dhe 52 kundër dhe një abestim nuk ka kaluar as Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.