Dështon votimi për masat emergjente

Rizvanolli: Familjet t’i izolojnë shtëpitë para se të ftohet moti
Në seancën e sotme parlamentare nuk pati kuorum për votimin e vazhdimit të masave emergjente për furnizim me energji elektrike.
Pas shqyrtimit të kësaj kërkese qeveritare, me shmangie të rregullores nga Kuvendi, vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim për vazhdim të masave emergjente për furnizim me energjinë. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli para deputetëve theksoi se si Qeveri kanë marrë disa masa për përballje me këtë situatë derisa ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët./21Media

Back to top button