Dështon zgjedhja e gjyqtarit të Kushtetueses

 

 

Asnjëri nga kandidatët për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për të marrë këtë pozitë.

Në raundin e tretë të votimit, 49 deputetë kanë votuar për Vigan Qorrollin, ndërsa 38 për kundërkandidatin e tij Haxhi Xhemajlin.

Kujtojmë se Visar Morina, që qe njëri nga 11 kandidatët që kishte aplikuar për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, është tërhequr në fund nga procesi, ndonëse kishte marrë vlerësimin si një nga 4 më të mirët.

Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nesër në ora 10:00./21Media

Back to top button