Detaje nga kënga e re e Dafinës!

Artistja Dafina Zeqiri pati paralajmëruar kohë më parë se së shpejti do të sjellë projektin e ri muzikor.
Siç ka njoftuar Zeqiri, “Mos e lëndo” vjen më 14 shkurt, në orën 12:30.
Dafina ka qenë shumë aktive si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit e nisi mbarë me projekte të reja muzikore.
Në videoklipin e “Mos e lëndo” Dafina duket shumë tërheqëse e veshur në të kuqe, siç edhe simbolizon Dita e të Dashuruarve – 12 shkurti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)


Dafina ka realizuar videoklipin e këngës  “Tduh-duh”, i cili është bashkëpunim me të dashurin e saj, DJ Geek, shkruan rtv21.tv
Çifti, dashurinë që kanë për njëri-tjetrin e dëshmojnë edhe në këtë videoklip.
Vitin e kaluar këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptarë, Dafina Zeqiri solli albumin e titulluar “Dafinë moj”.
“Dafinë Moj” ka 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës si: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta./21Media

Back to top button