Kaloni te përmbajtja kryesore

Media serbe paralajmëron “bombat” kundër Vuçiqit

See-Politics.com: Drogë, gjak, korrupsion dhe prirjet bizarre të Vuçiqit
Portali See-politics.com nga Serbia paralajmëron se në ditët dhe muajt e ardhshëm do të publikojë informacione siç thuhet, shokuese, për regjimin e Aleksandër Vuçiqit.
Ky portal hulumtues thekson se pas bisedimeve shumë muajshe dhe pas bindjes së gazetarëve në vërtetësinë e pohimeve të një personi brenda kreut të shtetit, ka vendosur që të bëjnë publike të gjitha deklarimet e tij.
Gjithashtu theksohet se emri i individit, i cili është rrëfyer për këtë portal hulumtues dhe i njëjti ka shërbyer në institucionet e larta të regjimit të udhëhequr nga Aleksandër Vuçiq, nuk do të bëhet publik.
Personazhi i rrëfimeve ka punuar 10 vjetët e fundit në pushtetin serb dhe siç pohon portali see-politics.com dëshmitë e tija do ta rrëzojnë regjimin e Vuçiqit.
Hulumtimi i këtij portali serb do të publikohet me titullin “Drogë. gjak, korrupsion dhe prirje bizarre të Vuçiqit”, duke paralajmëruar se shkrimet do t’i publikojnë nga 9 shkurti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button