Policia sekuestroi 125 mijë euro dhe 5 vetura

Mbrëmjen e sotme Policia e Kosovë ka realizuar një operacion në disa lokacione të ndryshme në qytetet Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik, si dhe në Prishtinë.
Gjatë këtij operacioni Policia e Kosovës nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes ka sekuestruar të holla në vlerë prej 125.000 euro të dyshuara, si dhe pesë vetura të modeleve të ndryshme.
Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit./21Media

Back to top button