Detaje nga sulmi i policit ndaj kryetarit dhe kapitenit të K.P “Peja”
(Lajm i përditësuar)
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në zhveshtoren e K.B të Pejës në sallën e sportit në Mitrovicë ka sulmuar kryetarin e klubit Art Gashi ndërsa ka tentuar më pas ta arrestoj kapitenin e klubit të Pejës Art Hajdari.
Për RTV21 nga Inspektoratit i Policisë kanë thënë se tashmë është identifikuar polici në fjalë veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore të IPK-së.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 4 maj.
“Duke ju referuar kërkesës suaj lidhur me ankesën e zyrtarëve të Klubit Basketbollistik Peja, IPK ju konfirmon se është e njoftuar për këtë rast. Ankesa fillestare është bërë në Stacionin Policor në Pejë (kurse rasti pretendohet se ka ndodhur në Mitrovicë më 4 maj 2023) ka ndodhur kurse veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore të IPK-së. Me respekt; Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Sulmohet kryetari i klubit i basketbollit të Pejës Art Gashi
Kryetari i klubit i basketbollit të Pejës Art Gashi dyshohet se është sulmuar javën e kaluar në zhveshtorën e sallës nga një polic, i cili tashmë është identifikuar.
Burime të RTV21 kanë treguar se në sallë janë dëgjuar brohoritje për arrestimin e kapetnit Art Hajdarit.
RTV 21 ka dërguar pyetje te Klubi i Pejës, dhe është në pritje të përgjigjes./21Media