Hovenier pas takimit me Kurtin: Të shmanget çdo konflikt që çon në rritjen e tensioneve me betimin e kryetarëve në veri

(Lajm i përditësuar)

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeffry Hovenier ka porositur që të shmanget çdo konflikt dhe përplasje që çon në rritjen e tensioneve me betimin e kryetarëve të rinj në veri.

“I kam bërë disa komente edhe gjatë ditës së djeshme, të njëjtat i diskutova edhe sot. Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se kjo gjë duhet të ndodhë në një mënyrë që shmang konfliktet dhe përplaset që mund të çojnë në rritjen e tensioneve në veri”, ka deklaruar Hovenier.

Ai po ashtu ka thënë se  nuk mendojnë se është është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë të qasshme

Ambasadori Hovenier takohet me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon takim me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

RTV21.tv ka siguruar pamje nga arritja e Hovenier në ndërtesën e Qeverisë.

Në anën tjetër i par ii qeverisë të mërkurën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefon Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ku ndër tjerash kanë biseduar për zgjedhjet në veri e po ashtu për zbatimin e Marrëveshjes Bazike me Serbinë./21Media

Back to top button