Gërvalla dhe Arifi do të bashkëpunojnë për të zgjidhur problemet e shqiptarëve në Bujanoc

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi.
Ky i fundit ka thënë se kishte nderit që ta pres në takim ministren, të cilën e ka njoftuar për gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve atje.
“Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla. Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës. U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Gërvalla-Schwarz ka thënë sot se ndjehet e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vizitojë përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë./21Media
 

Back to top button