Detaje për të shtënat me armë në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë mbrëmë në Prishtinë.

Sipas Policisë i dyshuari që gjendet në kërkim policor pas një mosmarrëveshje më disa persona ka marrë armën AK 47 dhe ka shtënë me armë.

Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprave penale “vrasje në tentativë” dhe “shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm” e “Posedim i narkotikëve”.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në shtëpinë e të dyshuarit thuhet se janë gjetur fishekë, jelek ushtarak dhe substanca narkotike.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Back to top button