Detaje rreth aksidentit të djeshëm në Gadime të Lipjanit

 

Policia ka bërë të ditur se viktima e aksidentit të djeshëm në fshatin Gadime të Lipjanit ishte një 12 vjeçar.

”I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është vetë aksidentuar. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse  ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar-fëmijë (2009), i cili ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK, ndërsa lëndime ka pësuar edhe i dyshuari-drejtuesi dhe një pasagjerë mashkull kosovar. Të lënduarit për shkak të lëndimeve janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë të dërgohet në IML- për obduksion në Prishtinë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij vetaksidenti./21Media

Back to top button