Detaje rreth therjes me thikë të tre policëve

Tre policë sot janë therur me thikë nga një person në Prizren. Fillimisht rastin për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfimruar drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Faton Alia.
Përmes një komunikate për media policia ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë rast.  Policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull, 37 vejqar është arrestuar dhe thika me të cilën janë therur policët është sekuestruar.
Të gjitha njësinë përgjegjëse kanë dal në vendngjarje, përshirë edhe Njësinë Kundër Trafikimit me Narkotikë.
Tre zyrtarët policor kanë marr lëndime trupor me thikë, por jashtë rrezikuat për jetë, të lënduar janë kryesisht në duar dhe krah .
”Me datë 17 shtator 2022, rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatë se një person nga Lagja Dardania në Prizren ka sjellje agresive dhe është mbyllur ne dhomë me një thikë ne dorë, familjaret janë frikësuar se mos po e lëndon veten apo dikë tjetër dhe kanë thirr ndihmën e policisë. Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka shkuar në vendin e ngjarjes, janë munduar të komunikojnë me të dyshuarin, por ai edhe më tej ka qenë agresivë dhe nuk i ka përfill urdhrat e policisë e as të familjarëve .
Pasi që dyshohet se personi ishte nën ndikimin e narkotikeve është kërkuar që në vendin e ngjarjes të asistoj një patrullë e Njësisë së Reagimit të Shpejt dhe autoambulanca .I dyshuari ka sulmuar me thikë zyrtarët policor e Njësisë së Reagimit të Shpejt, gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll. Në këtë rast tre zyrtar policor kanë marr lëndime trupor me thikë, por jashtë rrezikuat për jetë, të lënduar janë kryesisht në duar dhe krah”, thuhet në komunikatën e Policisës./21Media

Back to top button