Djali nga Gjilani thotë se e larguan nga FSK për shkak të tatuazhit

Një i ri nga Gjilani ka bërë të ditur se e kanë larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pasi ka filluar trajnimin. Ermelind Kastrati ka theksuar se ai dhe 10-13 persona janë larguar nga FSK për shkak se kanë pasur tatuazh.
Ai ka publikuar në Facebook një fotografi të krahut të tij, ku është shkruar poezia e heroit Agim Ramadani.
Kastrati ka kërkuar që të ndryshohen ligjet.
“1 Vjet u bonen prej Aplikimit në FSK , edhe ne fund erdh lajmi qe u pranum shkum te hanen ja nisem trajnimit sot na erdh mesazhi qe duhet me liru kazermen nja 10-13 persona se kemi tattoja per qudi, asnje ushtar as ne kosov e as jasht kosoves nuk ka tatu , ndryshoni ligje o njerz se me prit 1 vjet edhe fund met hek veq qe ekom ni tato si :
Mu shterrshin syt nese pushoj
Lirine tende me endrrue
Mallkue qoft gjaku im
Nese mvrasin pa luftue,
Ky sen osht marre psiqikisht na keni lodh mu e qata 13 persona qe 2 dit mrenaa pa
Dit qe apovazhdojm a po na hekni MARRE ska shtet as kurr ska me pas”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

May be an image of 1 person, tattoo and text
Back to top button