Tre policë theren me thikë në Prizren, Policia jep detaje

Tre policë sot janë therur me thikë nga një person në Prizren.  Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfimruar drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Faton Alia.
Alia ka thënë se rasti ka ndodhur pas një intervenimi të policisë tek një familje, të cilët kanë raportuar se një anëtar i tyre është i dhunshëm.
Tutje ai ka treguar se në arrestimin e të dyshuarit kanë ndërhyrë edhe njësia speciale.
“Rrreth orës 17:00, anëtarët e familjes, kanë thirrë policinë se një anëtar i tyre ka qenë i dhunshëm. Patrulla policore ju ka përgjigj rastit. I dyshuari ka qenë i dhunshëm edhe ndaj policëve. Në ndihmë për arrestim ju ka ndalë edhe njësia e reagimit të shpejtë, apo njësia speciale për ballafaqim me të dyshuarin. Gjatë arrestimit janë lënduar 3 policë”, tha ai.
Sipas Aliajt, gjendja shëndetësore e policëve është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka thënë se njëri prej policëve është duke u trajtuar në QKUK./21Media

Back to top button