Detaje të policisë për aksidentin me fatalitet në Skënderaj

 

Një vajzë e mitur dje ka vdekur si pasojë e një aksidenti në komunën e Skënderajt, ndërsa, sot policia ka dhënë detaje lidhur me këtë aksident.

“Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar derisa ka drejtuar veturën, ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare e mitur dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Skenderajt ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Pas një kohe i dyshuari është vetë paraqitur në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.”, informoi policia./21Media

Back to top button