Një 17 vjeçare është shfrytëzuar për prostitucion në Tiranë nga një djalë e një vajzë nën kërcënimin se do i vrisnin familjen. Policia e Tiranës informoi sot për përfundimin e operacionit “Salvation” (shpëtimi), i cili çoi në pranga dy shtetas, një burrë dhe një grua.

Janë arrestuar në flagrancë G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ”Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare” informoi policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur./oranews