Detaje të reja rreth vrasjes te “Rruga C” në Prishtinë

(Lajm i përditësuar)


Vrasja në Prishtinë, për RTV21 deklarohen nga Prokuoria

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin e vrasjes te “Rruga C” në Prishtinë. Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv  zëdhënësja e prokuorisë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit jaë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, derisa në koordinim të plotë me Policinë dhe institucionet relvante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti, si dhe indentifikimit të personit/ave të dyshuar në këtë rast”, njoftoi ajo.

Ulaj po ashtu tha se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion.

“Gjithashtu ju njoftojmë se, për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve, aktualisht nuk mund të japim detaje të tjera.”,  njoftoi ajo.


Vrasja në Prishtinë, viktima shtetas i Maqedonisë së Veriut

Një person është vrarë dje në rrugën “C” në Prishtinë. Policia sot njoftoi se viktima është gjetur i vdekur brenda veturës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete.”, bëri të ditur Policia.

Policia po ashtu njoftoi se rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Këtë rast dje për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./21Media

Back to top button