Devolli dhe Hasani nuk do të raportojnë në komisionin e privatizimit

 

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, sot ishte paraparë intervistimi i Blerim Devollit, pronar i kompanisë “Devolli Group” dhe blerës i Fabrikës së Gypave Ferizaj, Arian Hasani, por të njëjtit nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë komision.

I vetmi që ka konfirmuar pjesëmarrjen është Skënder Hasani, kryesues i Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt- në AKP dhe do të raportojë në orën 14:00.

Zëvendëskryesuesi i komisionit, Gazmend Bytyqi, tha se zyrtarët e komisionit kanë pasur vështirësi në gjetjen e kontakteve të Devollit dhe të Hasanit.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku tha se në rend të ditës nuk duhet të futen dëshmitar me të cilët nuk dihet se a është komunikuar.

“Të mos futen në rend të ditës dëshmitarë pa e ditur saktë që kemi komunikuar me ta dhe derisa ata nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen ose jo”, tha ajo.

Back to top button