Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skëndet Reçica ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronimëve.

Në këtë takim është diskutuar për situatën në të cilët ndodhet sektori i gastronomisë, e cila ka pësuar goditjen më të madhe si shkak i pandemisë COVID-19.

“Prita sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me të cilët diskutuam për situatën e vështirë në të cilën ndodhet sektori i gastronomisë, që ka pësuar goditjen më të madhe si pasojë e pandemisë, ku fatkeqësisht edhe një numër i madh i punëtorëve kanë humbur vendet e tyre të punës”, ka shkruar Reçica.

Ai po ashtu thotë se shprehu gatishmërinë për MPMS për të mbështetur këtë sektor.

“Përfaqësuesve të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës i shpreha gjithë gatishmërinë time dhe të MPMS-së për të mbështetur parezervë sektorin e gastronomisë, brenda mundësive ligjore që kemi”, ka shkruar ai.