Dezinformimi dhe destabilizimi dy objektiva të Serbisë të mbështetura nga Rusia

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se në të njëjtën ditë kur u sulmua Policia e Kosovës në veri, struktura të organizuara kriminale, të cilat ndodhen në Listën e Zezë të SHBA-ve, nëpërmjet satelitëve të tyre u përpiqen të shantazhojnë, frikësojnë dhe kërcënojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke nxitur destabilizim nëpërmjet dezinformimit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kupina tha se këta eksponentë të strukturave kriminale po përpiqen të shkaktojnë presion edhe ndaj liderëve institucionalë, kjo sipas tij, me qëllim të destabilizimit të vendit dhe krijimit të paqëndrueshmërisë politike.
Gjithashtu, Kupina theksoi se dezinformimi dhe destabilizimi janë dy objektiva të Serbisë të mbështetura nga Rusia ndaj shtetit të Kosovës.
“Kosova është interesi ynë jetik, ndaj tendenca që nëpërmjet dezinformimit dhe destabilizimi të rrezikohet stabiliteti politik dhe siguria e vendit kërkon një pakt të të gjithëve kundrejt përpjekjeve të tilla”, shkroi Kupina./21Media

Back to top button