Dhëmbë tuaj do të duken më të bardhë me këto këshilla grimi

 
Pavarësisht se sa përpiqemi të kujdesemi për dhëmbët, ushqimi, kafeja dhe kalimi i kohës shkakton prishjen e dhëmbëve! Dhëmbët bëhen të verdhë edhe me kalimin e moshës.
Atëherë, si arrijnë të famshmit të kenë dhëmbë të bardhë në mënyrë të përsosur gjatë gjithë kohës? Shumë prej tyre mund të kalojnë orë të tëra te dentisti, por ka edhe të tjerë që përdorin disa truke të thjeshta grimi dhe rezultatet janë mjaft të mahnitshme.
Gjashtë këshilla që mund të ndiqni kur bëni grim, për t’i bërë dhëmbët tuaj të duken të bardhë.
Konturoni dhe lyejini buzët me një me nuancat e ngjyrës nude

Konturimi për buzët është pothuajse aq i rëndësishëm sa një buzëkuqi, por shpesh harrohet. Ndihmon në përcaktimin e formës të gojës për të krijuar shumë më shumë vëllim dhe për ta bërë buzëkuqin të zgjasë më shumë. Nëse dëshironi që dhëmbët tuaj të dalin në pah dhe të duken më të bardhë, përdorimi i një linje buzëkuqësh në një nuancë nude është një ide e shkëlqyeshme.
Vendos highlighter

Highlighter-i është një produkt që kushdo që pëlqen të grimohet duhet ta ketë diku në çantën e make-up-it. Ky produkt do t’ju ndihmojë të nënvizoni disa tipare të fytyrës tuaj, në mënyrë që ta bëni atë të duket shumë më e ndritshme dhe më e gjallë. Dhe kjo, sigurisht, përfshin buzëqeshjen tuaj.
Përdorni bronzer

Ju ndoshta e dini tashmë se bronzeri mund t’ju ndihmojë të keni një efekt nxirjeje. Por nuk është e njohur që kjo gjithashtu mund t’i bëjë dhëmbët tuaj të duken më të bardhë. Shikoni për një bronz mat, në mënyrë që lëkura juaj të dalë në pah dhe të ketë më shumë kontrast me ngjyrën e dhëmbëve tuaj. Funksionon më mirë kur e vendosni në mollëza, ose në majën e hundës edhe si theksues.
Sigurisht, nëse keni dëshirë të përdorni bronzerin në të gjithë fytyrën tuaj për të marrë një ndjesi më të njëtrajtshme ngjyrash, mundeni. Por atëherë kini kujdes që të mos e teproni, që të mos duket artificiale.

Fokusohuni tek sytë tuaj


Vendosja e llojit të duhur të make-up-it në sy është çelësi për të larguar vëmendjen nga dhëmbët tuaj dhe për t’i bërë njerëzit të përqendrohen në sytë tuaj në vend të gojës. Disa nga gjërat e domosdoshme për ta bërë këtë janë peneli, lapsi i zi, laps për vetulla. Sa për rimelët, zgjidhni nuancat blu (si blu të lehta, vjollcë, jeshile ), të cilat do të krijojnë më shumë kontrast me dhëmbët tuaj dhe do të bëjnë që sytë tuaj të dallohen.
Vendos buzëkuq blu

Kjo është një këshillë që grimieri i Beyoncé, Sir John, e ka përdorur prej disa kohësh për t’i bërë buzëqeshjet e famshmeve të duken më të bardha. Për të, çelësi i një buzëqeshjeje të ndritshme dhe të bardhë është zgjedhja e buzëkuqëve me nuanca blu ose nuanca të ftohta. Nëse dëshironi të jeni të guximshëm, mund të shkoni te vjollca. Nëse preferoni më shumë një opsion klasik, zgjidhni një ngjyrë të kuqe vishnje me bazë blu ose një ngjyrë nude me nuanca kafe apo edhe fuchsia. Të gjitha këto nuanca do të bëjnë kontrast me dhëmbët tuaj dhe do t’i bëjnë ata të duken shumë më të bardhë. Shmangni buzëkuqët portokalli ose ngjyrë bakri, sepse ato do të bëjnë që smalti i dhëmbëve të ketë një ton të verdhë.
Vendos sa më shumë shkëlqyes

Shkëlqimi i buzëve është produkti i përsosur për ta bërë gojën tuaj të duket më e ndritshme. Dhe sigurisht, për t’i bërë dhëmbët tuaj të duken më të bardhë. Para se ta aplikoni, është e rëndësishme që të hidratoni mirë buzët me një balsam. Pasi ta bëni këtë, vendosni një buzëkuq me nuanca nude dhe në fund aplikoni shumë shkëlqim, veçanërisht rreth mesit të buzëve. Duke bërë këtë, jo vetëm goja juaj do të duket më e ndritshme, por edhe dhëmbët tuaj do të bien në sy./21Media
Back to top button