Dhjetë civilë të vrarë në rajonin e Donetskut 

Të paktën 10 civilë, duke përfshirë dy fëmijë, u vranë nga forcat ruse në rajonin e Donetsk të mërkurën, informoi guvernatori rajonal në një postim në Telegram.
Pavlo Kyrylenko bëri të ditur se shtatë persona të tjerë u plagosën, por nuk dha detaje të mëtejshme.
BBC raporton se nuk ishte në gjendje të verifikojë këto pretendime.
Donetsk-u është në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat ruse po përqendrojnë aktualisht përpjekjet e tyre.
Një pjesë e rajonit është kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014./21Media

Back to top button