Bellerin kthehet në Arsenal këtë verë

1 min read

Hector Bellerin do të kthehet në Arsenal këtë verë pasi huazimit të tij në Real Betis i vjen fundi, ka thënë presidenti i skuadrës spanjolle.

Mbrojtësi i djathtë bëri kalimin e përkohshëm te Betis gushtin e kaluar dhe i ka bërë përshtypje këtë sezon.

Bellerin është paraqitur 32 herë në të gjitha garat për të ndihmuar Betisin të fitojë Kupën e Mbretit, të arrijë në raundet e eliminimit të Europa League dhe të gëzojë një përfundim të fortë në La Liga.

Presidenti i Betis, Angel Haro nuk e përjashtoi mundësinë që Bellerin t’i bashkohet klubit sezonin e ardhshëm, por tha se nuk ka asnjë marrëveshje për ta nënshkruar atë menjëherë pas përfundimit të periudhës së tij të huazimit.

“Hektori është një lojtar fanatik dhe një person shumë i mirë. Ishte një huazim që ne e kishim nga Arsenali, tani ai kthehet në Arsenal dhe prej atëherë e tutje, do të shohim. Është e vërtetë që ai ka qenë shumë i kapur në gjithçka rreth Betisit, sepse, përveç kësaj, prindërit e tij janë tifozë të Betisit. Shpresojmë që ne t’i kryqëzojmë rrugët përsëri”, ka thënë ai./21Media