Dhjetë të vdekur, 59 të lënduar nga një aksident zinxhiror në Turqi

Dhjetë persona kanë vdekur pas një aksidenti zinxhiror në Turqi të enjten. Në aksident u përfshinë shtatë automjete, tre autobusë dhe një kamionë
Nga ky aksident raportohet se janë lënduar 59 persona, 8 prej tyre në gjendje të rëndë.
Haberturk raporton se aksidenti erdhi si pasojë e mjegullës së dendur dhe dukshmërisë së ulët në autostradën Marmara në provincën Sakarya./21Media