Sekuestrohen monedha nga dy euro false në Graçanicë e Fushë Kosovë

Dy zyrtare të një banke komerciale në Preoc të Graqanicës kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3 mijë e 295 nga 2 euro në vlerë 6590 euro, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme.

“Preoc, Graqanicë  27.12.2023-09:20.  Dy ankuese femra  kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar  prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Edhe në Fushë Kosovë një zyrtare e një banke komerciale ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

 

“Te-Rrethi, Fushë Kosovë   11.12.2023.   Me  27.12.2023 ankuesja femër kosovare,  zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport./21Media

Back to top button