Dhjetëra njerëz humbën jetën në Filipine

Më shumë se 30 persona dyshohet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë të zhdukur pas një stuhie shkatërruese që përfshiu Filipinet.
Tajfuni Rai u përplas në ishujt juglindorë të vendit të enjten, duke rrafshuar shtëpitë dhe duke sjellë erëra prej rreth 195 km/h.
Stuhia më e fortë që ka goditur Filipinet këtë vit ka rrëzuar shtyllat e energjisë, ka shkulur pemët dhe ka lënë tre milionë njerëz pa energji elektrike, transmeton rtv21.tv.
Agjencia e vendit për fatkeqësitë thotë se numri i raportuar i vdekjeve është 31.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në rajonet e shkatërruara.
Mesatarisht rreth 20 stuhi dhe tajfune godasin Filipinet çdo vit./21Media

Back to top button