Pezullohet ndeshja mes Aston Villas e Burnleyt

Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri te ndeshja mes Aston Villas dhe Burnleyt, tifozët e të dy ekipeve kanë marrë një lajm të hidhur.
Ndeshja mes Aston Villas dhe Burnleyt është bërë ndeshja e pestë në Premier Ligën angleze që pezullohet sot, për shkak se skuadrën e Steven Gerrard e kanë kapluar rastet me Covid-19.
”Aston Villa mund ta konfirmojë që ndeshja e sotme në Premier Ligë kundër Burnleyt është pezulluar për shkak se ka rritje me raste pozitive me Covid-19 brenda skuadrës sonë”, shkruante në komunikatën zyrtare të Aston Villas.
Ndeshja e sotme mes Aston Villas dhe Burnleyt ishte e paraparë që të zhvillohet nga ora 16:00, por tani i bashkohet katër ndeshjeve të tjera që janë pezulluar në Premier Ligën angleze./kp

Back to top button