Dhjetëra persona vdiqën pasi konsumuan alkool

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë shtruar në spital në Indinë perëndimore pasi kishin pirë alkool të kontaminuar, sipas Policisë.
“Rreth 10 persona janë arrestuar dhe rreth 475 litra lëng janë gjetur”, tha Ashish Bhatia, drejtori i përgjithshëm i policisë në Gujarat.
Bhatia tha se një nga të arrestuarit kishte vjedhur metanol nga një fabrikë në Gujarat dhe ia kishte shitur një kushëriri, i cili më pas ua ka shitur të tjerëve që kanë holluar kimikatin me ujë dhe e kanë shitur si pije.
Metanoli mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të dehur, por edhe një sasi shumë e vogël mund të jetë toksike.
Vdekjet nga pirja e alkoolit nuk janë të rralla në Indi.
Ndërsa, Gujarat dhe disa shtete të tjera indiane kriminalizojnë shitjen dhe konsumimin e alkoolit, është e ligjshme në pjesën më të madhe të vendit me 1.3 miliardë — 22.5% e të cilëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, sipas Bankës Botërore, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Por, edhe në shtetet ku pirja është e ligjshme, alkooli i paligjshëm mbetet i popullarizuar, veçanërisht në zonat më të varfra, rurale.
Sipas SafeProof, alkooli i bërë në shtëpi mund të bëhet vdekjeprurës kur përzierjes i shtohen lëngje të tjera si alkooli ose metanoli./21Media

Një burrë mbërrin në Spitalin Civil në Ahmedabad më 26 korrik pasi kishte konsumuar pije alkoolike.
Back to top button