Dhjetëra të zhdukur pasi një varkë u përmbyt

Zyrtarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së po kërkojnë për 39 persona të cilët dyshohet se janë të zhdukur pasi anija e tyre u përmbys të shtunën mbrëma në brigjet e Floridës.
Zyrtarët u alarmuan të martën në mëngjes pasi peshkatarët vunë re një burrë të kapur pas një cepi të një varke 72 km nga qyteti i Fort Pierce.
I mbijetuari tha se grupi ishte nisur nga Bimini, Bahamas, të shtunën mbrëma dhe pati një mot të ligë, transmeton rtv21.tv.
Zyrtarët amerikanë thonë se varka mund të ketë qenë pjesë e një “sipërmarrjeje kontrabande me njerëz”.
Sipas të mbijetuarit, i cili nuk është identifikuar, asnjë nga pasagjerët nuk kishte veshur jelek shpëtimi.
Kërkimet po drejtoheshin nga Roja Bregdetare e Miami duke përdorur anije dhe avionë, tha agjencia në Twitter.
Deri të martën pasdite, nuk u gjetën të mbijetuar të tjerë.
Ishulli Bimini është distrikti më perëndimor i Bahamas.
Zyrtarët po kërkojnë nga Bimini në Fort Pierce, një zonë afërsisht 135 milje e gjerë.
Incidentet me anije të mbushura me njerëz nuk janë të rralla në ujërat e Floridës. Shumë prej rasteve përfshijnë migrantë nga Kuba dhe Haiti që përpiqen të arrijnë në SHBA.
Të premten, roja bregdetare raportoi se kishin gjetur 88 haitianë në një anije të mbingarkuar në perëndim të Bahamas./21Media

Back to top button