Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i kufizuar Trumpit veprimet ushtarake kundër Iranit

Miratohet rezoluta

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar një rezolutë jo detyruese për t’i kufizuar presidentit amerikan, Donald Trump mundësinë për të nisur intervenim ushtarak kundër Iranit.

Rezoluta e miratuar i kërkon Trumpit “të ndalojë shfrytëzimin e Forcave të Armatosura të SHBA-së për përfshirje në armiqësi kundër Iranit”. Gjithashtu ndër të tjera në kuadër të kësaj rezolute Trump më parë duhet që të konsultohet me Kongresin, para se të angazhojë ushtrinë në armiqësi me Iranin.

Dokumenti përmend edhe se ushtria mund të angazhohet kundër Iranit, nëse Kongresi shpall luftë. Disa orë para votimit, Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka thënë se nuk beson që administrata e Trumpit e ka bërë më të sigurt SHBA-në, duke vrarë  Qasem Soleimanin.

Edhe presidenti Trump ka reaguar para votimit, duke thënë se shpreson që “republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë kundër Rezolutës së çmendur të Nancy Pelosit për fuqitë e luftës”.

Më 3 janar, gjenerali iranian, Qasem Soleimani është vrarë nga një sulm amerikan me dron në Bagdad, duke rritur shqetësimet për konflikt në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit./21Media

Back to top button