Dhuna vazhdon në familjet kosovare, gjashtë raste brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Policia njofton se dje (20.10.2022 ) në Graçanicë rreth orës 14:30 është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në të njëjtën ditë rreth orës 09:145 në Prizren poashtu është arrestuar një tjetër i dyshuar, për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimave gra shqiptare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Po në të njëjtin qytet dje rreth orës 15: 50 një tjetër burrë kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë në Pejë dje rreth orës 18:45 një grua ka raportuar e bashkëshorti i saj vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
E në të njëjtën ditë në Gjakovë rreth orës 18:00 është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht bashkëshorten e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurse në Malishevë mbrëmë rreth orës 21:30 është arrestuar një burrë pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button