Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, reagon edhe Xhaka: Autorët të dënohen

Futbollisti Granit Xhaka ka reaguar në lidhje me mbrojtjen e sigurinë e vajzave dhe grave, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.
Xhaka në reagimin e tij në rrjetin social Instagram ka kërkuar dënimin e autorëve që të mos ketë më raste të tilla.
Po ashtu, Xhaka e ndërlidhi rastin në fjalë me luftën e vitit 1999, duke thënë që para 23 vitesh Kosova përjetoi dhunimin më të madh në Evropë ndaj fëmijëve dhe grave. “Kosova e di më së miri se çfarë dhimbje është kur prek dhe dhunon gruan, akoma më rëndë fëmijët”, ka shkruar Xhaka.


Shumë qytetarë u mblodhën të mërkurën në Prishtinë për të shprehur revoltën e tyre ndaj dhunës seksuale. Shkas u bë rasti i përdhunimit të një vajze 11-vjeçe, më 27 gusht, në një park të kryeqytetit. Protestuesit fillimisht ndaluan para selisë së Ministrisë së Drejtësisë, më pas para Këshillit Gjyqësor, Prokurorisë dhe, pas saj, para Kuvendit dhe Qeverisë. Të pesë të dyshuarit për sulmin ndaj 11-vjeçares u ndaluan. Ndaj tyre u shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh./21Media
 

Back to top button