Dhunohen dy gra, arrestohen tre të dyshuar

Një grua në Drenas ka raportuar se është detyruar nga dy persona të kryejë marrëdhënie seksuale në kohë të ndryshme, pa dëshirën e saj.

Referuar raportit 24 orësh të policisë, thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërkaq dy të dyshuarit janë arrestuar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

“Me 22.01.2025 është raportuar se viktima femër kosovare me dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale në kohë të ndryshme. Viktima është dërguar për egazminim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë, është identifikuar një i dyshuar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një gruaje.

Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për sigurimin e prezencës së të dyshuarit dhe ka nisur procedurat e mëtejme hetimore.

“Fushë Kosovë / Korrik 2024. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për sigurimin e prezencës së të dyshuarit dhe për trajtim të procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button