Dhunohen dy vajza në Podujevë

Të shtunën janë arrestuar dy burra nën dyshimin se kanë dhunuar seksualisht dy vajza.

Rasti kishte ndodhur më 6 tetor në Podujevë.

“Me 07.10.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e lartë cekura ndaj dy viktimave femra kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.

Ndërsa, dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button