Gjendet i vdekur Jeton Markaj, ishte raportuar i zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete trupin e Jeton Markajt në fshatin Gllaviqicë të Pejës të shtunën.

Sipas Policisë, një person ka njoftuar autoritetet pasi e ka gjetur trupin e viktimës pa shenja jete.

Prokurori ka dalë në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin.

Policia e Kosovës dje kishte apeluar për ndihmë në gjetjen e Markajt, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 1 tetori.

Back to top button