Dhunohet seksualisht një 71-vjeçare në Skenderaj

I dyshuari i moshës së re!

Një grua 71-vjeçare është dhunuar seksualisht në Skenderaj. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Raportohet se i dyshuari është i moshës së re.
“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore.
Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin për siç thotë se janë “në trajtim të rastit, dhe për shkak të hetimeve” që janë duke u bërë.
Ndërsa, policia për rajonin e Mitrovicës për portalin rtv21.tv ka ka thënë se rasti është raportuar më 6 nëntor, një ditë më vonë viktima është dërguar për ekzaminim.
“Më 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë./21Media

Back to top button