Malisheva mposht Prishtinën, dramë mes Ferizaj e Trepçës ‘89

Malisheva mposht Prishtinën, dramë mes Ferizaj e Trepçës ‘89

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, me ç’rast, ka disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, skuadra e Malishevës e ka mposhtur Prishtinën me rezultat të ngushtë 2:1.
Golat për Malishevën i  kanë shënuan Hazrollaj (minuta e 3’) dhe Bajrami (minuta e 88’), kurse golin e nderit për Prishtinën e ka shënuar Krasniqi në minutën e 21’ të ndeshjes.
Po ashtu, fitore sot ka regjistruar edhe skuadra e Dukagjinit, e cila e ka mposhtur si mysafire Drenicën me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Altin Merlaku në minutën 20’.
Ndërkaq, dramë ka pasur në përballjen mes Ferizaj e Trepçës ’89, ku pas afro 100 minutave lojë të zhvilluara, mitrovicasit kanë regjistruar fitore si mysafir me rezultat të ngushtë 3:2.
Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë:
Malisheva 2:1 Prishtina
Drenica 0:1 Dukagjini
Ferizaj 2:3 Trepça ‘89

Back to top button