Dhunuan bashkëmoshatarin, 6 adoleshentë nën hetime

Gjashtë adoleshentë janë proceduar penalisht në Gjirokastër për dhunimin e një bashkëmoshatari të tyre.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur me 22 shkurt por policia është njoftuar më 3 mars.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, pasi kanë marrë informacion ditën e djeshme, për disa të mitur, të cilët në datën 22.02.2022 kanë dhunuar fizikisht një bashkëmoshatar të tyre, menjëherë kanë kryer verifikimet përkatëse dhe identifikimin e shtetasve të mitur”, thuhet në njoftimin e  policisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në prezencën e prindërve, psikologut dhe avokatit, të dyshuarit O. T., 16 vjeçar, K. Gj., 18 vjeçar, M. R., 17 vjeçar K. M., 17 vjeçar L. K., 16 vjeçar dhe K. Q, 17 vjeçar, akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, shkruan ora news
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button