Ligjvënësi i Bornx i shkruan Biden, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO
Në një letër dërguar Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken të premten, deputeti Ritchie Torres duke iu atribuuar Kosovës, pohoi se kombi i vogël ballkanik është një aleat i ngushtë dhe besnik i SHBA-së dhe duhet t’i bashkohet aleancës si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon, raporton New York Post përcjell portali rtv21.tv
“Më 27 shkurt, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje për një ‘ procedurë të përshpejtuar anëtarësimi në NATO.’ Për më tepër, më 3 mars, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje qeverisë të fillojë negociatat për anëtarësimin në NATO.”, ka shkruar Torres.
“Përderisa Rusia vazhdon të sillet si një aktor irracional dhe Serbia forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është kritike që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën për t’iu bashkuar NATO-s. ”, ka shkruar tutje Torres
NATO ka kaluar dekada duke punuar në Kosovë që nga përfundimi i një lufte të përgjakshme ndërmjet shqiptarëve etnikë dhe serbëve. Anëtarësimi në NATO, megjithatë, ka të ngjarë të jetë i ndërlikuar pasi katër anëtarë – Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania – nuk e njohën shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 2008./21Media