Dhurata Dora dhe Elvana Gjata përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023?

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora pritet të bashkëpunojnë sërish. Por, kësaj radhe një bashkëpunim që shkon drejt Eurovision 2023.
Dyshja përflitet se do ta përfaqësojnë Shqipërinë vitin e ardhshëm.
“Jozyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit. Emrat e dy këngëtareve janë duke u përmendur si pjesëmarrëse në festivalin e dhjetorit, pasi ai do të drejtohet nga Arbana Osmani dhe bashkëshorit i saj”, thuhet në një postim të EurovisionKosovo.
Ajo që nxiti më shumë spekulimet se dyshja po bashkëpunojnë sërish për një këngë drejt Eurovisionit, ishte një “like” që menaxheri i Dorës i bëri postimit.
Deri më tani asgjë nuk është zyrtarisht e konfirmuar.


RTSH-ja ka njoftuar se të gjithë ata që duan të marrin pjesë në FEST61 kanë kohë deri më 30 shtator të dërgojnë materialet e tyre./21Media 

Back to top button